1 maji/ Shqipëri, 32 persona humbën jetën në punë në 2022-shin, alarm i kuq për “delivery-t”

Shqipëria

1 maji/ Shqipëri, 32 persona humbën jetën në punë në 2022-shin, alarm i kuq për “delivery-t”

Më: 1 maj 2023 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Krahas informalitetit, siguria në punë është një një tjetër problematikë në Shqipëri. 

Gjatë vitit 2022 kanë ndodhur 184 aksidente në pune. Gjithsej kanë humbur jetën në punë 32 persona.

Inspektorati Shtetëror i Punës gjatë raportiti të vitit 2022 ka kërkuar që të ketë vëmendje të shtuar sa i takon sektorit të shërbimit ‘delivery’ (shpërndarje) për shkak se punonjësit kryesisht motoristët janë ata që rrezikojnë më shumë jetën.

Rreth 32% e aksidenteve janë aksidente në sektorin e delivery-t.

Edhe puna në ndërtim rezulton më pak e sigurta dhe që ka marrë më shumë jetë punonjësish. Teksa punonin në ndërtim humbën jetën 10 punonjës vjet, nga 6 fatkeqësi që u regjistruan në 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat