Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur, pranga 41-vjeçarit në Gjirokastër

Shqipëria

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur, pranga 41-vjeçarit në Gjirokastër

Më: 3 maj 2023 Në ora: 11:31
Policia

Një 41-vjeçar nga Gjirokastra ka rënë në prangat e policisë.

Ai  akuzohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.

Materialet në ngarkim të shtetasit S. Ç. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat