“Elbasani është i kapur nga bandat kriminale”/ Gazetari ia thotë troç Boçit: Ke marrë një barrë të madhe mbi supe

Shqipëria

“Elbasani është i kapur nga bandat kriminale”/ Gazetari ia thotë troç Boçit: Ke marrë një barrë të madhe mbi supe

Më: 4 maj 2023 Në ora: 23:05

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin “Open” ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

Boçi tha se bashkia e Elbasanit është kapur nga bandat kriminale, por shkaku është qeveria, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po grabit qytetarët me karrige dhe jo me maska.

I ftuar në studio ishte dhe gazetari Arion Sula, i cili tha se SPAK nuk po reagon ndaj deklaratave të forta të kryeministrit. Sakaq, Boçi i bëri ftesë Sulos për tu revoltuar për zgjedhjet lokalet.

Boçi: I kam denoncuar në SPAK. Ka edhe raste të tjera

Sula: Kemi dhe futjen e elementit kriminal në zgjedhje në Elbasan. Unë do isha për denoncime, prova dhe goditje të fortë të këtij fenomeni kriminal. Ka banda nga më të mëdha.

Boçi: Unë konkurroj për kryetar për t’ia prerë kokën kësaj të keqe dalim te shkaku, të cilët dalin me kostumin e pushtetit. Unë kam gjetur kriminelin kryesor, drejtorin e administratës dhe kreun. Kapin mësuesit dhe u ushtrojnë presion.

Kryeministri grabit me karrige dhe jo me maskë. Pse merret peng një mjek, një mësues dhe një profesionist.

Sulo: Ke marrë një barrë të madhe mbi supe pasi je në një qytet që dy shefat e policisë kanë ulur kokën para krimit. Kandidati që merr përsipër të menaxhosh një qytet… këta kriminel që them unë kanë kapur prej fyti bashkinë.

Boçi: Jo mor jo, këta lartë kanë kapur prej fyti këta poshtë. Krimi politik frymëzon çdo lloj krimi tjetër.

Sulo: Rama që del si arusha Silva. SPAK-nuk bën asgjë.

Boçi: Ka qenë arusha Mira. Kryeministri del dhe thotë që nëse fiton kandidati i djathtë ai nuk do japë fondet. Mirë po a duhet të reagojë SPAK? Çfarë është këtu? Është pra revoltohu ti dhe unë. Hajde me mua dhe thuaj që situata është e padrejtë dhe shtetit është kriminal në raport me mirëqenien  e njerëzve. Unë jam politikan për qytetarët, hajde me mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat