“Majlinda nuk është engjëll, të hidhet në fyt/ Pas thirrjes ‘Rama ik’ në Kurbin kryeministri ndërpret fjalën: Mezi po e prisja!

Shqipëria

“Majlinda nuk është engjëll, të hidhet në fyt/ Pas thirrjes ‘Rama ik’ në Kurbin kryeministri ndërpret fjalën: Mezi po e prisja!

Më: 7 maj 2023 Në ora: 18:29
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar si një takime me qytetarët në Kurbin. Ndërkohë në gjatë fjalës, Rama është ndërprerë pasi dëgjohet thirrja “Rama ik”, ndërsa nuk mbeti pa u komentuar nga kryeministri.

“Mezi po prisja. Në çdo takim është një zë fëmije diku në fund që thotë ‘Rama ik’. I ka rënë niveli fare tani. Kanë shkuar tek fëmijët tani ose ata që janë tapë në 7 të mëngjesit. I japim ndonjë lekë aty, i japin nga 5 mijë lekë për të bërtitur ‘Rama ik’”, tha Rama.

Gjithashtu mes batutave, Rama u shpreh se “Majlinda nuk është engjëll, të hidhet në fyt kur i  thua mirë mëngjes”.

“Majlinda nuk është engjëll, unë e di po aq mirë sa ju. Të hidhet në fyt nganjëherë kur i thua mirëmëngjesi. E di, po ca të bëjë Majlinda. Grua po, më e vogël se të gjithë ju po, ca të bëjë, apo mos jeni të kollajshëm ju, mos jeni ju tolerantë mëdhenj, sidomos burrat. I kam thënë, butë butë. O kryeministër…”.

Nuk kanë munguar akuzat ndaj koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

”I marrin fondet nga takat këtu, se nga qeveria, jo se s’duam ne, po nuk i marrin dot, se nuk dinë të bëjnë projekte. I ndajnë me njëri-tjetrin, lënë ca veç, marrin autobuza dhe ca veta që kanë këtu, kapin dy autobuza i fusin 50-50, i nisin në Tiran që të thonë Rama ik me dy gishta. Nuk kam hallin tim, se nuk them që mos votoni ata se do më vinë me autobus me dy gishta, se sa më shumë vijnë ata me dy gishta tek unë, aq më shumë vij unë tek ju me dy këmbë. Ata ik edhe unë hajde. E mbani mend që thonin Rama ik, Rama ik, iku Luli. Prapë do thonë, do bëhen zgjedhjet në 14 maj, është punë orësh kur të dalin të thonë “i vodhi, cohuni, Rama ik”, por këtë herë do ikin ata të dy përfundimisht. Po me një ndryshim nga Luli, se shkoi me fjet, pret kur ta zgjojnë. Këta nuk do ikin me fjet, nuk flenë dot, kanë hesape të tjera, që do i lajnë në këtë botë. Drejtësia vonon, por nuk harron thotë populli. Unë them drejtësia ka vonuar, sa s’ka mo”, ka thënë Rama.

Më tej Rama gjatë fjalës së tij u ndal edhe tek kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë, duke e ironizuar.

“Ky këtu që thotë se jam djalë i mirë, muhabet kot domethënë, ne nuk kemi ardhur këtu, për të dhënë nuse, por për të thënë që në 14 maj nuk po shkojmë në dasmë dhe nuk po kërkojmë dhëndër, po njeriun që do të marrim në punë për 4 vite që të vazhdojë të punojë për Mirditën. Çdo gjë e kisha dëgjuar po që një kandidat të thoshte jam djalë i mirë më jepni votën, hera e parë që e dëgjoj. Edhe mua kur më thonë është djalë i mirë, u them unë s’kam motër për të martuar, kështu që a është i zoti a s’është”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat