Vidhte korniza bronzi në varrezat e Korçës për t’i shitur, vihet në pranga 26-vjeçari

Shqipëria

Vidhte korniza bronzi në varrezat e Korçës për t’i shitur, vihet në pranga 26-vjeçari

Më: 19 maj 2023 Në ora: 16:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Korçë

Vodhi në mënyrë të përsëritur korniza bronzi të varrezave të qytetit të Korçës, me qëllim shitjen e tyre, vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohen kornizat e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të disa kornizave prej bronzi, të ndodhura dy ditët e fundit, në lagjen nr. 14, në varrezat e qytetit të Korçës, organizuan punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 26 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur në mënyrë të përsëritur, në varrezat e qytetit të Korçës, korniza bronzi (për mbajtjen e fotografive), të cilat më pas i kishte shitur në një pikë skrapi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kornizat e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat