Bardhi: PD ka nevojë për një ekip dhe jo për një lider

Shqipëria

Bardhi: PD ka nevojë për një ekip dhe jo për një lider

Më: 23 maj 2023 Në ora: 00:57
Gazment Bardhi

PD-ja ka nevojë për një ekip dhe jo për një lider. Ky është mendimi i kryetarit të ri të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i zgjedhur disa ditë më parë për këtë pozicion pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt (Lexo më shumë).

Këtë të hënë Bardhi ishte i ftuar në emisionin “Opinion” ku u pyet se cilin kandidat sheh të mundshëm në krye të partisë.

Por përveçse nuk dha emra, për Bardhin tha se i rëndësishëm është ekipi dhe ai drejtues që do të vendoset të ndajë përgjegjësinë mes anëtarëve të një skuadre të gjerë.

“Nuk dua të futem në emra. Është shumë e vështirë të prodhohen lidera në një parti politike sidomos në Shqipëri. Sikundër edhe prodhimi i liderave në 100 vite 200 lidera është e pamundur. Në gjykimin tim Partia Demokratike ka nevojë për një ekip, nuk ka nevojë për një lider. Sigurisht do të ketë një drejtues, por ai apo ajo do duhet të jetë drejtuesi që ndan përgjegjësitë e një ekipi të gjerë që plotësojnë njëri-tjetrin. Kështu e shikoj unë të ardhmen e Partisë Demokratike”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat