A mund të jetë Fredi Beleri kryebashkiak nga burgu? Analisti i njohur sqaron anën ligjore

Shqipëria

A mund të jetë Fredi Beleri kryebashkiak nga burgu? Analisti i njohur sqaron anën ligjore

Më: 23 maj 2023 Në ora: 19:07
Fredi Beleri

Analisti Neritan Alibali i ftuar në “Top Talk” shpjegoi nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, do ta marrë detyrën nga burgu, pas arrestimit për akuzat e blerjes së votave.

Ai u shpreh se në momentin e certifikimit të zgjedhjeve Fredi Beleri konsiderohet kryetari i bashkisë, por Këshilli i Ministrave mund të marrë vendim për shkarkimin e tij.

Ky vendim mund të merret nga ata pasi nuk mund ta ushtrojë detyrën nga burgu. Gjërat mund të ndryshojnë nëse Gjykata e Apelit mund të marrë vendimin për të vijuar hetimin teksa është i lirë, pasi mund ta kryejë detyrën e kryetarit të Bashkisë së Himarës.

“Duhet të kemi parasysh faktin që akoma nuk është certifikuar rezultati i zgjedhjeve, pra kur të bëhet në Himarë atëhere i jepet mandati Fredi Belerit. Personi që është në burg, derisa të merret vendimi i formës së prerë nga gjykata presumohet i pafajshëm. Në momentin që KQZ-ja shpall fitues zotin Beleri, ai merr mandatin e kryetarit të bashkisë, pavarësisht se pushtetin e merr kur të ndërrohet me kryetarin e vjetër. Që në momentin e certifikimit të zgjedhjeve, Fredi Beleri konsiderohet kryetari i bashkisë. Që nga ky moment Këshilli i Ministrave do të marrë vendim për shkarkimin e zotit Beleri.

Këshilli i Ministrave mund ta marrë këtë vendim, pasi së pari nuk mund ta ushtrojë detyrën nga burgu, së dyti sepse avokatët brenda pesë ditësh duhet të apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit mund të mbajë në fuqi arrestin me burg, ose mund të japë masa më të buta, si arrest shtëpie ose ndjekje në gjendje të lirë.

Në qoftë se gjykata i jep Fredi Belerit masën ndjekje në gjendje të lirë, ai ka të drejtë ta marrë detyrën dhe të ushtrojë veprimtarinë si Kryetar Bashkie, duke vazhduar të hetohet nga prokuroria dhe derisa të shpallet zyrtarisht i dënuar me vendim të formës së prerë. Por nëse gjykata marr vendimin për arrest me burg, pas marrjes së mandatit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Këshilli i Ministrave më kërkesë të prokurorisë mund ta shkarkojë”, deklaroi analisti.

“Demokracia nuk burgoset”/ Arrestimi i Belerit në Himarë, nis protesta përballë ambasadës shqiptare në Athinë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat