Edi Rama “thumbon” ish-ministrat: Shumë njerëz nga qeveria qëndrore na kanë turpëruar

Shqipëria

Edi Rama “thumbon” ish-ministrat: Shumë njerëz nga qeveria qëndrore na kanë turpëruar

Më: 27 maj 2023 Në ora: 14:39
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me simpatizantë në Vlorë, për t’i falenderuar për fitoren e zgjedhjeve të 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Hipoteka e Vlorës është turpi i PS-së së gjithë Shqipërisë.

Ai tha se shumë persona, madje edhe nga qeverisja qëndrore, e kanë turpëruar PS-në gjatë këtyre viteve dhe shtoi se ata nuk duhet të kenë vend në përti.

“Vlonjatët nuk erdhën në 14 maj t’i japin 71 % Ermalit se janë të lumtur me çfarë bën Hipoteka e Vlorës. Hipoteka e Vlorës është turpi i PS-së së Vlorës dhe Të Shqipërisë. Mund të marr edhe shembuj nga qeveria qëndrore po të doni, për njerëz që na kanë turpëruar.

Por këta shembuj na vlejnë jo për të kthyer kokën mbrapa dhe të themi skemi bërë punë. Njerëzit e këqinj nuk duhet të kenë vend në asnjë vend ku PS përfaqësohet, pavarësisht se me kë janë të lidhur, kë kanë krushq dhe gjak. Është shumë e rëndësishme që PS e Vlorës të jetë fytyra e gjithë atyre që e votuan. Jo instrument ii përfitimeve të një grushti njerëzish.

Jo rruga që disa të bëjnë parakalime me kokën lartë, duke i parë njerëzit nga lartë-poshtë. Kjo do të thotë se njerëzit e përkushtuar duhet ta gjejnë vendin në këtë komunitet. Zemra merre me qetësi se është dhe vapë”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat