Meteorologia Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë javës

Shqipëria

Meteorologia Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë javës

Më: 29 maj 2023 Në ora: 10:04
Meteorologia Lajda Porja

Lajda Porja nga metoalb është shprehur se dhe këtë javë moti do të jetë i njëjtë  më javën që kaloi.

E ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ajo theksoi se paradite do të ketë diell, ndërsa herë pas here do të ketë vranësira, duke sjellë e reshje.

Sipas saj ditën e enjte do të ketë rrebeshe e breshër, sidomos në zonat malore.

“Gjithë java do të jetë kështu, paraditja me diell, e pasditja me shi. Deri më datë 10 qershor moti do të jetë kështu”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat