Rikthimi i Bashës, Bamir Topi në Panorama TV: S’mund të futet në garë pa rrëfyer të vërtetat e vendimmarrjeve të mëdha me Berishën

Shqipëria

Rikthimi i Bashës, Bamir Topi në Panorama TV: S’mund të futet në garë pa rrëfyer të vërtetat e vendimmarrjeve të mëdha me Berishën

Më: 29 maj 2023 Në ora: 22:47
Ish-presidenti Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se Lulzim Basha nuk mund të futet në garë, nëse nuk bën transparencë mbi të shkuarën politike.

Gjatë një intervistë në emisionin “Log”. në Panorama TV, ai gjithashtu tha se Basha duhet të tregojë të vërtetat lidhur me raportin e tij me ish-kryeministrin Berisha, në kohën e vendimmarrjeve të mëdha.

“E kthyen Shqipërinë nga republikë parlamentare në republikë kryeministrore. I lanë institucionet e tjera në mëshirë të fatit. Pra është një e keqe e jashtëzakonshme. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të sistemit politik.

Lulzim Basha ka qenë në binom me Berishën. Lulzim Basha duhet të jetë transparent, nuk mund të çlirohet ai për t’u futur në garë nëse nuk do të bëjë një rrëfim para publikut, për bashkëjetesën në kohën e vendimmarrjeve të mëdha politike”, tha Topi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat