U shoqërua në polici, flet drejtori i Ujësjellësit në Shkodër: Sulm politik, presion ndaj demokratëve

Shqipëria

U shoqërua në polici, flet drejtori i Ujësjellësit në Shkodër: Sulm politik, presion ndaj demokratëve

Më: 31 maj 2023 Në ora: 07:53
Arvin Bushati

Ka folur për mediet drejtori i Ujsjellës Kanalizimeve në Shkodër, Arvin Bushati, i cili u shoqërua nga policia mbrëmjen e djeshme.

Pasi u mbajt për pesë orë në polici, Bushati u lirua.

Ai tha se policia e ndaloi teksa ishte duke konsumuar kafe jashtë orarit të punës me përfaqësues të PS-së në Shkodër. Kujtojmë se Bushati është nënëkryetar i FRPD-së në Shkodër.

Bushati theksoi se shoqërimi i tij në polici është sulm dhe presion që i bëhet përfaqësuesve të PD në Shkodër e gjithë Shqipërinë.

Isha pas orarit zyrtar të punës duke konsumuar kafe me përfaqësues të PD Shkodër, në praninë tonë ishte edhe kryetari i Bashkisë.

U përballëm me 2 patrulla policie të cilat vetëm me dixhiturën, urdhër nga shefat na vjen keq duhet të vish me ne, më shoqëruar në masa të çuditshme për një njeri që s’ka asnjë shpjegimi ekstra për të bërë në lidhje me organet kopetente.

Në ambientet e policisë pashë hezitimin në fytyrën e tyre për urdhrat që kishin marrë nga drejtuesit politik të policisë së shtetit pasi e kuptuan që masa dhe forma e ndalimit ishte e pabazuar në procedurë. Ky është sulm, presion që i bëhet përfaqësuesve të PD në Shkodër e gjithë Shqipërinë. Dënoj me forcë qasjen që forcat e rendit kanë me politikën”, tha Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat