“Shkojmë në treg lëpijmë buzët”, pensionistët apel kryeministrit: Çfarë të bëjmë me 100 mijë lekë?

Shqipëria

“Shkojmë në treg lëpijmë buzët”, pensionistët apel kryeministrit: Çfarë të bëjmë me 100 mijë lekë?

Më: 31 maj 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Shqetësimi kryesor i të moshuarve janë pensionet e ulëta.

Të indinjuar nga rritja e pagave për deputetët e ministrat, pensionistët kanë shpërthyer në kritika në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, e madje me lot në sy kanë bërë apelet e tyre dhe kanë shprehur shqetësim për gjendjen e vështirë në të cilën jetojnë me pensione të ulëta 100 mijë lekëshe.

Çfarë të bëjmë ne pensionistët me 100 mijë lekë. Tani do të rrisë dhe dritat, do vdesim për bukë ne. Nuk mendon njeri për neve”, tha një qytetar.

Deputetët ngritën pagat e tyre, kurse invalidët i kanë lënë me 70 mijë lekë. Të paktën 60 i duan ilaçe. Si mund të jetojë ai fëmijë me 72 mijë lekë. Ishte 120 e kanë bërë me 72. Nuk mendojnë për këta invalidë fare”, u shpreh një invalid.

I bëj thirrje kryeministrit shqiptar, presidentit, t’u rrisin pensionet pensionistëve dhe pagesat invalidëve. Nuk e meritojnë 90% e deputetëve t’iu bëhet shtesë. Deputetët në seancë plenare as 50% nuk marrin pjesë në parlament. Rrinë duke u sjellë. I bëj thirrje kryeministrit dhe Presidentit të marrin masa urgjente për popullin shqiptar”, u shpreh një pensionist.

“Jam një kooperativiste dhe marr 93 mijë lekë të vjetra pension. Çfarë do bëj unë me këto 93 mijë lekë. Punonim gjithë beharin që të hante qyteti bukë gruri. Unë nuk arrij të marr ilaçet, jo më për bukë, drita e ujë. Është komplet diskreditim”, tha e prekur një tjetër pensioniste.

Nuk ka munguar një telefonatë dhe nga një paciente e Onkologjiku.

“Jam një paciente e Onkologjikut. Dje kam bërë kontrollin e gjoksit, kemi pritur shumë orë në radhë. Nuk ishte doktori.
Marr 120 mijë lekë ndihmë sociale, i dua për rrugë, apo për ilaçe. Çfarë bën ky kryeministër, nuk mendon për ne të varfrit. Jemi me ditë, apo muaj
”, tha gruaja.

Ata blejnë një shishe verë 300 mijë lekë, mua një analizë më bën 30 mijë lekë. Mos i hëngshin! Janë bërë të gjithë me bark. Nuk iu vjen rëndë të na japin 100 mijë lekë pension. Shkojmë atje lëpijmë buzët, se nuk kemi të blejmë një gjë në treg. Atij dhe nesër i del pensioni 3 mln në muaj, ne s’kemi për bukë”, tha një pensioniste.

“Pse kërkojnë rritje pensionesh ata që kanë abstenuar. Ata që nuk kanë votuar, kanë shkuar në favor të kryeministrit. Asnjë popull që nuk merr pjesë në votime nuk bën ndryshim. E kanë ditur që nuk do kishte rritje pensionesh. Është abstenimi ai që e lë këtë shtet të bëjë si të dojë vetë”, tha një tjetër qytetar.

Ça do bëhet me ne pensionistët. Burrë e grua marrim nga 100 mijë lekë. Kam punuar 20 e ca vjet tornitore. Na vjen shumë keq. Nuk e di se si është kjo punë. Si do ta kalojmë në këtë moshë që jemi”, u shpreh nja pensioniste nga Durrësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat