SPAK kërkoi burg për fshehje pasurie, flet në seancë ish-kreu i Kushtetueses

Shqipëria

SPAK kërkoi burg për fshehje pasurie, flet në seancë ish-kreu i Kushtetueses

Më: 31 maj 2023 Në ora: 12:29
Bashkim Dedja

Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ka bërë mbrojtjen ndaj akuzave për fshehje pasurie, në seancën e mbajtur ndaj tij në GJKKO këtë të mërkurë.

Dedja në fjalën e tij deklaroi se apartamenti në Golem me hapësirë 60m2 dhe një garazh, është në emër të vëllait tij dhe për të ardhurat nga janë vendosur ato pasuri, duhet të përgjigjet ai.

Sa ti takon huasë 10 mijë euro nga kunati. Ai ka punuar në emigrim, dhe nuk i deklaronin të ardhurat nga emigracioni në vitet 2000. Për apartamentin 146 m2 në Tiranë kamë marrë kredi deri në vitin 2033”, tha Dedja.

Ish-kreu i Kushtetueses akuzoi Prokurorinë e Posaçme se ka ngritur akuza të pambështetura në prova.

Akuza nuk është konceptimi. Gjyqtari i seancës paraprake nuk është shprehur me vendim se provat ishin të pamjaftueshme. Seanca paraprake nuk zëvendëson gjykimin në themel”, tha Dedja.

GJKKO vendosi të shtyjë për 15 qershor, seancën e mbrojtjes së vendimit për të përgatitur konkluzionet. Mbrojtja kërkoi t’i vihen në dispozicion të gjitha procesverbalet e procesit gjyqësor.

Kujtojmë se Bashkim Dedja akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa SPAK kërkoi 1 vit burgim që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar në 2 vite shërbim prove. Pas daljes nga seanca Dedja nuk preferoi të komentonte, duke thënë se do përgjigjet në një moment tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat