Pas arrestimit të sekretares së MSH, Spartak Ngjela del me thirrjen ndaj SPAK: Shkoni tek ministrat dhe deputetët

Shqipëria

Pas arrestimit të sekretares së MSH, Spartak Ngjela del me thirrjen ndaj SPAK: Shkoni tek ministrat dhe deputetët

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 09:21
Avokati i njohur Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka kërkuar nga struktura e Posaçme Anti Korrupsion të shkojë në nivele të larta sa i takon arrestimeve për rastet e akuzuara për korrupsion në administratën qendrore.

Ndalur te arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë bashkë me një specialiste, Ngjela u shpreh se duhet shkuar te niveli i lartë i korrupsionit që janë ministrat dhe deputetët.

 “SPAK-u ishte në pozicion të ngrirë deri më tani siç e kisha parë unë. Ndoshta ka filluar të lëvizë. Nga eksperienca deri tani dimë se sekretarët e shtetit në Shqipëri kanë bërë shumë abuzime. Nuk flas për këtë në veçanti se do shohim provat. Por flas në 30 vite, sekretaret e shtetit në ministri kanë vënë firma për korrupsion. 

Mirëpo do shohim si do përparojë SPAK-u për këtë çështje konkrete. Nuk ishte nivel i lartë i korrupsionit. Nivel i lartë janë ministra, deputetë e tutje. Megjithatë duhet te shohim se deri ku do vejë, pasi SPAK ka zhgënjyer shumë palë në këtë drejtim”, tha Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat