Propozimi i deputetes së PD: Partia të drejtohet nga Tabaku dhe Bardhi, zgjedhjet urgjente janë vrastare

Shqipëria

Propozimi i deputetes së PD: Partia të drejtohet nga Tabaku dhe Bardhi, zgjedhjet urgjente janë vrastare

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 14:14
Deputetja Dhurata Çupi

Deputetja Dhurata Çupi në mbledhjen e grupit të PD ka deklaruar se grupi parlamentar duhet të ketë autoritetin politik vendimmarrës.

“Është ky grup që ka mbajtur PD. Jam dakord me platformën e sugjeruar nga Bardhi. Sugjeroj që partia të drejtohet nga Tabaku dhe Bardhi”, ka thënë ajo.

Gjithashtu ajo ka shtuar se në PD duhet të zhvillohet zgjedhjet dhe se duhet të drejtohen po nga Tabaku dhe Gazment Bardhi.

“Duhet të afrojmë sa më shumë personalitete në parti. Zgjedhjet  urgjente do të jenë vrastare”, është shprehur më tej Çupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat