Motori i policisë përplaset me furgonin, efektivi niset me urgjencë në spital

Shqipëria

Motori i policisë përplaset me furgonin, efektivi niset me urgjencë në spital

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës në Fier.

Një motor policie është përplasur me një furgon, e si pasojë është lënduar efektivi i policisë.

Drejtuesi i motorit është shoqëruar nga autoambulanca për në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat