Cilët janë tradhtarët më të mëdhenj, detektivja “hap letrat”: Politikanët dhe biznesmenët, në krye të listës

Shqipëria

Cilët janë tradhtarët më të mëdhenj, detektivja “hap letrat”: Politikanët dhe biznesmenët, në krye të listës

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 20:50
Shkënda Lila

Dedektivja private Shkënda Lila, së bashku me gazetarin Ervin Kurti janë pjesë e emisionit “1 Herë Mat” ku fokusi janë tradhtitë bashkëshortore.

E ftuar ditën e sotme në emisionin “S’e luan topi”, ajo ka treguar vështirësitë e profesionit të saj. Madje rrëfen se është kërcënuar shpesh herë nëpërmjet telefonit dhe asnjëherë përballë.

Ajo shprehet gjithashtu se kërcënimet që merr nëpërmjet telefonit vijnë për shkak se të gjitha gratë ushtrojnë presion ndaj bashkëshortëve të tyre, duke i përmendur emrin e saj. Dedektivja tregon se edhe pse merr kërcënime nuk është ndjerë asnjëherë e frikësuar.

“Kur më kërcënojnë në telefon unë kam një përgjigje që i them të gjithëve, kam një zyrë dhe mund të vini drejtpërdrejt të flasim. Kjo nuk ndodh drejtpërdrejt, ndodh vetëm nëpërmjet telefonit. E frikshme, nuk e di deri tani nuk e kam ndjerë se nuk i kemi prishur punë dikujt, nuk kemi shkelur në dërrasë të kalbur, kështu që jemi ok”, tha Shkënda.

E pyetur se kush tradhëton më shumë, Shkënda përgjigjet duke thënë se tradhtarët më të mëdhenj janë politikanët dhe biznesmenët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat