Kolegji Zgjedhor vendosi rinumërimin e 18 kutive në Kuçovë, avokati i Lefter Maliqit: KQZ, institucion i kapur politikisht

Shqipëria

Kolegji Zgjedhor vendosi rinumërimin e 18 kutive në Kuçovë, avokati i Lefter Maliqit: KQZ, institucion i kapur politikisht

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 19:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Avokati i Lefter Maliqit ka dhënë një deklaratë për mediat pas vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor për rinumërimin e 18 kutive në bashkinë Kuçovë.

Avokati ka deklaruar se KQZ është një institucion i kapur politikisht dhe se vendimet e marra prej këtij institucioni janë në interes të një personi apo një subjekti të caktuar.

KQZ ka manipuluar procesin është një institucion i kapur politikisht. Merr vendime në interes të një personi apo subjekti të caktuar.

Kemi të bëjmë me pavlefshmëri të totale të zgjedhjeve, pasi shtetasi kreshnik Hajdari nuk ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit fakte të vërteta.

KAS një çerdhe krimi siç ka vendosur në rastin aktual. Vetë gjykata e ka cilësuar si të tillë përderisa ka vendosur hapjen e kutive”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat