Deputetja e PD Jorida Tabaku e cilëson si të pamenduar dhe kriminale marrjen e 600 milionë eurove kredi nga qeveria me një normë interesi të lartë.
Sipas anëtares së Komisionit të Ekonomisë, dalja në tregun ndërkombëtar tregon papërgjeshmërinë e qeverisë në menazhimin e borxhit, që është shumë më posht edhe se vendet e rajonit, pasi nuk mori kreditë e ofruar me interes në nivelin 2 përqind, por po merr me 6.12 përqind.
Për deputeten Demokrate, qeveria ka marrë rreth 350 milionë euro kredi të tjera, duke synuar të mbushë arkën bosh të shtetit me borxhe.
E pyetur mbi gjetjet e raportit te Moneyval, Deputetja e PD thotë se mungesa e efektshmërisë së institucione në luftën kundër pastramit të parave dhe nismat e Qeverisë, si amnistia fiskale janë faktorët që e mbajnë Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave. Duke e parë si rrezk për ekonominë informale dhe procesin e integrimit ne BE.
Përsa i përket raportit të OKB që tregon se shqipëria është kthyer në rrugë transit për drogërat e forta dhe grupet kriminale shqiptarë janë bërë ndikuese në europë dhe Amerikën Latine, Tabaku thotë se institucionet kanë dështuar të luftojnë moszbatimin e ligjit.
Deputetja Demokrate është e bindur se legalizmi i kanabisit për qëllime mjeksore n nuk do ketë asnjë efekt pozitiv në buxhetin e shtetit.