Gjenden 2918 bimë kanabisi në disa zona të pyllëzuara në Lezhë, nuk dihen autorët

Shqipëria

Gjenden 2918 bimë kanabisi në disa zona të pyllëzuara në Lezhë, nuk dihen autorët

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 15:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Megaoperacioni policor i koduar “Imazhi” vijon punën për të kontrolluar territorin dhe për të asgjësuar parcelat e paligjshme me kanabis.

Në fazën e 27 të këtij megaoperacioni është bërë i mundur asgjësimi përmes djegies i 2918 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në dy fshatra të rretheve Lezhë dhe Mirditë.

Si rezultat, u finalizua faza e 27-të e megaoperacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, në fshatin Kashnjet të njësisë administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë gjetur të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar 2400 bimë, si dhe në fshatin Zall Xhuxhë të njësisë administrative Fan, rrethi Mirditë, janë gjetur edhe 518 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat