Thyhet urdhri i KQZ, në një nga Qendrat e Votimit në Rrogozhinë grumbullim njerëzish që s'kanë lidhje me procesin

Shqipëria

Thyhet urdhri i KQZ, në një nga Qendrat e Votimit në Rrogozhinë grumbullim njerëzish që s'kanë lidhje me procesin

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 10:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Thyhet urdhri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një nga Qendrat e Votimit në Rrogozhinë.

Kjo pasi në një objekt ku janë vendosur dy qendra votimi ka një prani të madhe personash që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe nuk janë votues.

Sipas urdhrit të KQZ-së, nuk duhet të ketë grumbullime jashtë ambienteve të QV-ve dhe persona që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor duhet të qëndrojnë 150 metër larg QV-në.

Në këto raste anëtarët e komisionit të QV-së duhet të mbajnë procesverbal dhe duhet të lajmërojnë policinë e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat