Qëlloi me armë zjarri ndaj familjes Kaçi në Hamallaj, shoferi i Lindita Nikollës del sot në gjykatë

Shqipëria

Qëlloi me armë zjarri ndaj familjes Kaçi në Hamallaj, shoferi i Lindita Nikollës del sot në gjykatë

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 11:10
Martin Nikolli

Ish-gardisti dhe shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, i cili dhunoi dhe qëlloi në ajër me armë zjarri ndaj familjes Kaçi në Hamallaj është paraqitur në gjykatë për masë sigurie.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb e gjykata ka dhënë urdhër mbrojtje për familjen Kaçi.

Familjet Nikolli dhe Kaçi kanë qenë në konflikt prej kohësh për shkak të një rruge. Martin Nikolla, i cili ishte punonjës i Gardës së Republikës dhe pjesë e grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë dhunuar 80-vjeçarin Pjetër Kaçi, kryefamiljar i familjes Kaçi cili po kalonte në rrugën e lagjes. Sipas dëshmisë së një prej anëtarëve të familjes Kaçi, Pualin Kaçi, ata u dhunuan me shkop bejsbolli, teksa shtoi se Nikolli qëlloi me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas bërjes publike të lajmit, ish-gardisti Nikolli u shkarkua nga detyra me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat