Përfundon misioni i ekipit shqiptar, ndihmoi për fikjen e zjarreve në Greqi

Shqipëria

Përfundon misioni i ekipit shqiptar, ndihmoi për fikjen e zjarreve në Greqi

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 10:47
Ekipi shqiptar i erdhi në ndihmë autoriteteve greke për neutralizimin e zjarreve

Ka përfunduar misioni i zjarrfikësve shqiptarë dhe Forcave të Armatosura që i shkuan në ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarrve.

Burime bëjnë me dije se këtë mëngjes 48 trupat shqiptare janë nisur drejt pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, ku pritet të mbërrijnë aty rreth orës 15:00.

Ekipi shqiptar i erdhi në ndihmë autoriteteve greke për neutralizimin e zjarreve në një nga zonat më të prekura, si ajo e Alexandroupolit.

48 efektivë zjarrfikës, 5 mjete zjarrfikëse dhe 4 mjete mbështetëse nga Forcat e Armatosura dhe bashkitë ndërkufitare të Korçës dhe Maliqit, qëndruan për 15 ditë në Greqi dhe ndihmuan për tejkalimin e situatës së rëndë nga zjarret.

Ishte vetë Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ai i cili përmes një mesazhi më 25 gusht, falënderoi Shqipërinë për trupat dhe mjetet e vendosura në dispozicion të vendit fqinj.

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për të na u bashkuar për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri”, shkroi kryeministri grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat