U propozuan nga kryeministri Rama/ Miratohen në Kuvend dekretet e ministrave të rinj, opozita kërkoi debat

Shqipëria

U propozuan nga kryeministri Rama/ Miratohen në Kuvend dekretet e ministrave të rinj, opozita kërkoi debat

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 14:28
Kuvendi i Shqipërisë

Dekretet e ministrave të ri rinj janë miratuar sot në Kuvend.

Propozimi i ministrave të rinj është bërë disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Emrat e ministrave që pritet të marrin detyrën dhe ata që largohen:

Ministri i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministri i Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministri i Pushtetit Shitësi (Ministri i re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministri i Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat