Ish-drejtuesi i lartë i policisë zbërthen prapaskenat e forta: Në zyrën e ministrisë gjeta kriminelin që shkaktoi vrasje e plagosje

Shqipëria

Ish-drejtuesi i lartë i policisë zbërthen prapaskenat e forta: Në zyrën e ministrisë gjeta kriminelin që shkaktoi vrasje e plagosje

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 08:06
Mit’hat Havari

Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë ishte inkriminimi i Policisë së Shtetit.

Ish-drejtuesi i lartë i policisë Mit’hat Havari, theksoi se tradhtia në radhët e policisë nga drejtuesit ka qenë dhe do të vijojë të jetë prezente.

Ai risolli në vëmendje dhe një rast kur është tradhtuar personalisht në kohën që ka qenë në drejtimin e Policisë së Shkodrës.

Havari tha se në atë kohë po kërkonin Prel Pjetrushin, një polic i dyshuar për ngjarje kriminale në Shkodër, por u hapit kur e gjeti brenda në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe Drejtorit të Forcave Speciale.

“Unë jam tradhtuar rëndë  nga personazhe të rëndësishme në Ministrinë e Brendshme. Ne kërkonim një personazh të njohur në policinë e Shkodrës, Prel Pjetrushi, ka qenë shkaktar i gjithë asaj drame aty, i vrasjeve dhe plagosjeve. Ishte polic brenda strukturës, me grup të strukturuar kriminal brenda strukturës. Ne e kërkonim se e kishte shpallur prokuroria në kërkim. Unë shkoj në ministri dhe e gjeta në një zyrë të rëndësishme, në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe Drejtorit të Forcave Speciale të kohës. Njëri ka vdekur dhe tjetri është gjallë. Kur u futa brenda u tmerrova, u thashë ky duhet arrestuar, ai vrapoi dhe iku jashtë. Nuk i thashë as ministrit, të tilla kohëra kanë qenë. Tradhtia vazhdon dhe sot”, tha ai.

Havari theksoi se policia pastrohet vetëm nëse bnëhet një veting i organizuar nga të huajt, me një process të ngjashëm me vetingun.

“Vetëm nëse vijnë ustallarët nga jashtë pastrohet policia”, tha Havari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat