Aksionet e policisë kundër drogës, ministri Balla: U ndaluan 19 shtetas, u sekuestruan sasi lënde narkotike dhe automjete

Shqipëria

Aksionet e policisë kundër drogës, ministri Balla: U ndaluan 19 shtetas, u sekuestruan sasi lënde narkotike dhe automjete

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 16:38
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka vlerësuar aksionin e Policisë në disa qytetet të Shqipërisë, përmes të cilit u bë i mundur ndalimi i 19 shtetasve të cilët dyshohet se kultivonin dhe shpërndanin lëndë narkotike.

Në mesazhin e tij,  ministri theksoi se përmes hetimit të thelluar proaktiv është bërë e mundur arritja tek kokat e grupit kriminal të përfshirë në kultivimin mijëra bimëve narkotike në Shkodër.

Gjithashtu, ai thekson se “Paketa e Sigurisë në shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës”.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit të të rinjve dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimi i tyre. Paketa e Sigurisë në shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës. Operacioni “Sundimi i ligjit” mbron komunitetet tona nga personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim nga drejtësia apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.

Në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prrenjas dhe Vlorë, u arrestuan, ndaluan/proceduan 19 shtetas. U sekuestruan sasi lënde narkotike dhe automjete që përdoreshin në veprimtari kriminale.

Vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për hetimin e thelluar proaktiv që çoi tek kokat e grupit kriminal të përfshirë në kultivimin mijëra bimëve narkotike në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat