Nesho: Po jetojmë në një kohë kur në Shqipëri po instalohet një diktaturë e re

Shqipëria

Nesho: Po jetojmë në një kohë kur në Shqipëri po instalohet një diktaturë e re

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 23:28
Agim Nesho

Diplomati dhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për zhvillimet e fundit në Kuvend dhe për mosbindjen civile të opozitës. Nesho u shpreh se në Shqipëri po instalohet një diktaturë e re.

‘’Unë jo se pres dicka të vecantë por ky është një aksion që duhet të na sensibilizojë të gjithë  opinion publilk shqiptar.

Po jetojmë në një kohë kur në Shqipëri po instalohet një diktaturë e re.

Parlamentarizmi dhe mënyra si po reagon rilindja është e patolerueshme që e dëmton Shqipërinë.

Historia e Shqipërisë po përsërit 300 e ca vjet më përpara historinë e Anglisë kur parlamentii i anashkaloheshin të gjitha të drejtat nga Mbreti Charles 1’’, tha ndër të tjera Nesho. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat