Arresti i shtëpisë në banesë apo në selinë blu? Flet avokati Gjokutaj: Ja çfarë ka kërkuar SPAK për Sali Berishën

Shqipëria

Arresti i shtëpisë në banesë apo në selinë blu? Flet avokati Gjokutaj: Ja çfarë ka kërkuar SPAK për Sali Berishën

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 12:26
Sali Berisha

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se SPAK ka kërkuar që lideri demokrat të kryejë masën e sigurisë “arrest shtëpie” në banesë.

Sa i përket kërkesës së Prokurorisë së Posaçme që Berisha të jetë nën mbikëqyrje policore, u shpreh se nuk parashikohet nga ligji.

“Në asnjë rast ligji nuk parashikon mbikëqyerje ligjore. Arresti shtëpiak është detyrim i atij ndaj të cilit vendoset, mund ta ketë bërë policia për persona të rrezikshëm, por nuk krahasohet me rastin e Berishës”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i ish-kryeministrit.

I pyetur se ku do e kryejë Berisha masën e sigurisë nëse caktohet “arrest shtëpie”, Gjokutaj u përgjigj: “Kërkesa e SPAK është në banesë. S’kemi paraqitur kërkesë tjetër, kur ta bëjmë do të njoftohet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat