Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, 600 tregtare në mes të rrugës presin të marrin mallin që u ka mbetur

Shqipëria

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, 600 tregtare në mes të rrugës presin të marrin mallin që u ka mbetur

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 11:49
Lushnjë

Rreth 600 tregtare që kanë bizneset e tyre ne qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë prej ditësh ngrysen e zgjohen dhe rrinë gjithë ditën duke pritur një përgjigje nga autoritetet shtetërore se çfarë do bëhet me t'a.

Zjarri i cili përfshiu këtë qendër ka dëmtuar rende bizneset e tyre. Ata ende nuk dinë se sa është shkalla e dëmtimit dhe çfarë ka mbetur nga pasuria r tyre e djegur nga flaket e zjarrit.

Në katin e parë nëntokë në këtë ndërtesës janë rreth 300 tregtare mallrash industriale që kërkojnë të largojnë mallin e tyre, por ka edhe tregtarë të kateve të sipërme duan të marrin ç'ka mbetur nga zjarri.

Përgjigja e instancave shtetërore është: presim përgjigje nga ekspertet.

Deri ne ardhjen e përgjigjes nga ekspertët tregtarët qëndrojnë përballë Qendrës tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat