Oficerët e policisë gjyqësore ishin pasditen e kësaj të shtune në ambientet e banesës s ëish-kryeministrin Sali Berisha, ku i komunikuan zyrtarisht masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Në një prononcim të shkurtër avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi, deklaroi se në takim me oficerët e OPGJ ishin prezent avokatët por dhe vetë ish-kryeministri.
“Normalisht një gjë e pritshme. Ishim dhe ne prezent ishte dhe vetë zoti Berisha kur erdhën oficerën e policisë gjyqësore”, tha Mëngjesi.
Kujtojmë se GJKKO caktoi mesditën e të shtunën masën e sigurisë Arrest me burg, me mbikqyrje policore, ku I lejohet komunikimi vetëm me familjarët e tij.