Shtimi i rasteve të gripit, mjeku Alimehmeti zbulon kur pritet të bjerë numri i të prekurve

Shqipëria

Shtimi i rasteve të gripit, mjeku Alimehmeti zbulon kur pritet të bjerë numri i të prekurve

Më: 11 janar 2024 Në ora: 09:49
Ilir Alimehmeti

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se në fundvit dhe fillimin e vitit të ri kemi një shtim të numrit të personave të prekur nga virozat gripale.

I ftuar në një emision televiziv, Alimehmeti tha se numri i të prekurve pritet të bjerë në fund të muajit janar. Ai tregoi se gripi kalon më thjeshtë nëse qëndrojmë nën trajtim, duke mos u ekspozuar në të ftohtë dhe duke konsumuar çajra bimorë dhe ushqime të nxehta.

“Tirana 1 milion banorë, Korça 50 mijë banorë… Patjetër që qendra Tirana do jetë. Në periudhë dimri ne do kemi qarkullim të viruseve respiratore. Është në natyrën e njeriut të themi që grip si ky skemi parë.

Gjatë festive ne lëvizim shumë, takojmë njerëz që zakonisht nuk i takojmë dhe janari na gjen në këtë kubën ngjitëse, që besoj se do të zbresi nga fundi i janarit. Shyqyr që ne po shqetësohemi se tani kemi vetëm një kollë, imagjinoni vite më parë që thoshim nuk mbushemi dot me frymë, e me radhë. H3N2 ka tendencë që të shkojë deri në 3 javë shkolla.

Nëse kjo komplikohet, në shumë pak raste kalon në pneumoni, që ka nevojë për trajtim tjetër. Po të ndjekim këshillat e gjyshes, ato dinë ta trajtojnë gripin për mrekulli. Bëjnë o çaj, o supë, dinë që duhet të rrinë brenda. Gripi kalon për një javë nën trajtim dhe për 10 ditë pa trajtim”, tha Alimehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat