Inceneratori i Tiranës, 6 prej të akuzuarve ankimojnë masat e sigurisë, mes tyre dhe ish-ministri i Mjedisit

Shqipëria

Inceneratori i Tiranës, 6 prej të akuzuarve ankimojnë masat e sigurisë, mes tyre dhe ish-ministri i Mjedisit

Më: 19 janar 2024 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Apeli i GJKKO ka marrë në shqyrtim ankimin e bërë nga 6 prej 14 personave, të cilët kërkojnë lehtësim të masave të sigurisë që u janë caktuar për inceneratorin e Tiranës.

Taulant Tusha, Bledar Karoli, Lefter Koka, Narmir Simixhiu të cilët u lanë në arrest me burg si dhe Alba Thoma e Silena Tola ndaj të cilave u caktua ‘arrest shtëpie’, kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 5 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e personave nën hetim A.Th., B.K., L.K., N.S., S.K., S.T., T.T., me objekt:

“Ankim ndaj vendimit nr. 134, datë 07.12.2023, verifikuar me vendimin nr. 136, datë 11.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Dhimitër Lara”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat