Shkëmbi rrëshqet nga mali dhe bie mbi banesë, bllokohet brenda 25-vjeçari pasi masivi i zë këmbët

Shqipëria

Shkëmbi rrëshqet nga mali dhe bie mbi banesë, bllokohet brenda 25-vjeçari pasi masivi i zë këmbët

Më: 22 janar 2024 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Në Përmet, në fshatin Çarçovë, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi banesën e një 25-vjeçari.

Policia bën me dije se i riu ka mbetur i bllokuar brenda shtëpisë, pasi masivi i ka zënë gjymtyrët e poshtme, duke ia bërë të pamundur lëvizjen.

Mësohet se policia zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupit të tij.

Njoftimi i policisë:

Përmet/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat