Dosja e mjekut që abuzoi me 16-vjeçaren, prindërit: Si i bëri lavazh truri

Shqipëria

Dosja e mjekut që abuzoi me 16-vjeçaren, prindërit: Si i bëri lavazh truri

Më: 23 janar 2024 Në ora: 14:57
Dervish Hasi

Euronews Albania, ka siguruar dosjen hetimore ndaj mjekut Dervish Hasi, i cili akuzohet nga prokuroria për verprat penale të pornografisë dhe marrëdhënies seksuale me të mitura.

Në dosje theksohet se kallëzimi është bërë në komisariatin numër 1 në Tiranë nga i ati i vajzës 16-vjeçare.

Babai ka denoncuar mjekun se është në një marrëdhënie me të bijën prej dy vitesh. Ai pretendon se 42-vjeçari ka bërë lazvazh truri 16-vjeçares, pasi dhe kjo e fundit nuk pranon të ndahet prej tij.

Babai nënvizon në kallëzimin e tij se edhe pse kishte 2 vite në dijeni të kësaj lidhjeje nuk e kishte denoncuar, pasi vajza i kishte kërcënuar me vetëvrasje nëse ndahej.

“Komisariatin e Policise Nr.I është paraqitur shtetasi D. D., i cili ka kallëzuar se vajza e tij e mitur, me inicialet D. D. e datalindjes 27.03.2007, prej një periudhe prej 2 vitesh ka një marrëdhënie intime me mjekun kardiokirurg Dervish Hasi.

Prindërit shprehen se nuk kanë dyshime të arsyeshme nëse mjeku ka kryer mardhënie seksuale me vajzën. Të dy prindërit deklarojne se i kanë kërkuar mjekut të mos ketë asnjë marrëdhënie me vajzën e tyre dhe për shkak se vajza ka shfaqur edhe probleme shendetësore, si ato të shëndetit mendor, të dy prindërit dyshojnë se mjeku mund t’i ketë berë lavazh truri vajzës së tyre. Ata i kanë kërkuar disa herë mjekut të mos kishte me kontakte me vajzën, ndërsa vajza gjithmonë e ka refuzuar moskontaktin me mjekun, duke u shprehur se nëse do ndahej prej tij, do të vriste veten”, thueht në dosjen e prokurorisë.

Në kallzim babai i vajzës shprehet se për periudhën dyvjecare e bija mund te jetë takuar mbi pesëdhjetë herë me mjekun.

Të dy prindërit kërkuan me ngulm që vajza mos të thërritet dhe mos të pyetet në polici pasi sipas tyre kjo do t’i shkaktonte trauma.

Gjithashtu të dy prindërit e vajzës minorene i kanë kërkuar me ngulm mjekut Dervish Hasi të mos ketë kontakte me vajzën gjë e cila është refuzuar nga ana e mjekut me pretendimin: “S’po bëjmë asgjë të keqe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat