Alimehmeti komenton raportin e BERZH ku shqiptarët janë të pakënaqur me kushtet e jetesës: Këtij kombi po i vjen fundi

Shqipëria

Alimehmeti komenton raportin e BERZH ku shqiptarët janë të pakënaqur me kushtet e jetesës: Këtij kombi po i vjen fundi

Më: 30 janar 2024 Në ora: 18:28
Ilir Alimehmeti

Një raport i BERZH tregoi se shqiptarët kanë regjistruar rënie të kënaqësisë me jetën. Shkalla e kënaqësisë ka mbetur e ngjashme me atë të vitit 2006.

Lidhur me këtë, kreu i këshilltarëve demokratë Ilir Alimehmeti në emision televiziv, u shpreh se sipas Eurostat janë larguar 800 mijë shqipatrë. Ai tha se politikat lokale nuk kanë peshë tek qytetarët dhe se politikanët nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë rezultat.

Sipas tij të rinjtë zgjedhin të largohen sepse këtu u duhen 60-120 vite punë për të blerë një shtëpi, ndërsa theksoi se buxheti i bashkisë shkon për shërbime bashkiake dhe inceneratorët.

"Na është përkeqësuar jetesa dhe po kujtoj një element të rëndësishëm, krahasimi që i është bërë është që kemi mbetur në vend në 2006, por në fakt ne kemi shkuar poshtë sepse indikatori i rëndësishëm është se ku vendos ta ndërtosh jetën do vejë te e mira ai dhe ne shumica na janë larguar fare nga vendi. Pra mendoj se në krahasim me 2006 jemi më poshtë dhe nuk ka nevojë për këtë raport sepse na mjafton INSTAT që tregon se 800 mijë shqipatrë janë larguar.

Ne na intereson sa shqiptarë janë në Shqipëri, e vërteta është se shqiptarët të rinjtë po na e thonë qartë me veprim nuk është i jetueshëm ky vend dhe duket se nuk ka shpresë më për të jetuar dhe kjo është më e keqja. Veprimi është shumë më keq se sa fjala, ata kanë vepruar, po shkëlqejnë me mos prezencë dhe këtij kombi po i vjen fundi. Ke një qeverisje të keqe, është korrupsioni në shkallë të lartë, kjo ta heq shpresën, meritokracia, kemi 30 e ca vjet dhe s’kemi zgjidh akoma pronat dhe unë diskutoj akoma ujin e pijshëm në 2024, kjo është mungesa e shpresës që se bëre dot për kaq vjet", tha Alimehmeti.

I pyetur se sa ndikon pushteti vendor te cilësua e jetesës, Alimehmeti u shpreh se ndikimi është me politikë qendrore, duhet të jemi të drejtë, politikat lokale se kanë atë peshën aq të fortë sepse ndryshe gjithë të rinjtë duhet të vinin në Tiranë dhe s’duhet të iknin fare, por ata po ikin.

"Nëse Tirana është e lagur pjesa tjetër është boshe fare. Kemi shkolla të braktisura se s’ka më fëmijë. Një indikator që mund të shihet është shtesa e popullatës. Janë politikat ato që ndikojnë, sepse kur ti shpërbën familjet, brezat, kur i heq të rinjtë nga familja patjetër që do e ndjejë komuniteti.

Po nuk pate meritokracinë, luftën ndaj korrupsionit, ne nuk po bëjmë asgjë. Të rinjtë ikin se s’kanë asnjë mundësi tjetër. Unë nuk e di nëse kjo është pasojë apo qëllim sepse mund të jetë dhe qëllim që kjo të ndodhë. Po të kishte qenë pasojë do ishte tentuar diçka për këtë drejtim me nisma, por nuk është tentuar fare. Këtu te ne për ata që na udhëheqin janë raportet gabim dhe jo ata.  Ka një problem të madh këtu tek ne se s’ka përgjegjës.

Po kjo Shqipëri dhe këta shqiptarë në 2010 kishin një frymë se po bëhen disa ndryshime për mirë, ndërsa sot ti sheh që ke një gjykatë që heton çështje madhore dhe s’po ndodh asgjë. duhen 60 deri ne 120 vjet punë për të blerë sot një shtëpi me këto rroga mesatare që kemi. Çfarë të bëj ai i riu këtu ku i ka shpresat zero, ku shtëpia është minimumi, dhe ata të rinjtë do mendojnë për të ardhmen dhe nëse u duhen 60-120 vjet për të blerë një shtëpi ata normalisht që zgjedhon të largohen.

Ne do shkojmë drejt kolapsit demografik. S’ka përkatësi partiake që i do kalamajtë e vetë larg, është një dramë e të gjithëve prandaj duhet punuar në këtë drejtim në të gjitha kahet. Duhet të jemi serioz. Kur sheh objektivat në Tiranë mjaftin të shohësh vetëm ku janë alokuar fondet që janë rritur për administratë, policinë bashkiake dhe inceneratorët. Jemi kthyer në një shoqëri fasadë, shtet fasadë që s’po bëhet asgjë.", përfundoi Alimehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat