Pasagjeri humbi jetën nga një aksident me makinë në Dibër, arrestohet 54-vjeçari! Gënjeu para policëve

Shqipëria

Pasagjeri humbi jetën nga një aksident me makinë në Dibër, arrestohet 54-vjeçari! Gënjeu para policëve

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Një 54-vjeçar është vënë në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” në Peshkopi.

Ky shtetas në vitin 2021, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë mbeti i lënduar një pasagjer i cili pas disa ditësh humbi jetën në spital.

54-vjeçari, në atë kohë,  kishte deklaruar se automjetin e drejtonte viktima dhe jo 54-vjeçari.  Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, u  dokumentua dhe u  zbardhën rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe u bë ndalimi i shtetasit B.M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat