Prej disa muajsh në betejë me drejtësinë, avokatët e Sali Berishës publikojnë analizën me shkeljet e procedurës ligjore

Shqipëria

Prej disa muajsh në betejë me drejtësinë, avokatët e Sali Berishës publikojnë analizën me shkeljet e procedurës ligjore

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 15:09
Sali Berisha

Prej disa muajsh, Sali Berisha është duke u përballur me drejtësinë shqiptarë, pasi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

Akuzat, ish-kSali Berisharyeministri i ka konsideruara si të nxitura politikisht, duke drejtuar gishin nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë përgatitur dhe publikuar analizën sipas tyre me shkeljet e procedurës ligjore, duke e quajtur gjyqin ndaj Berisha si një proces politik.

Në analizë avokatët kanë sqaruar shkeljet, sipas tyre të kryera nga Prokuroria Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), Gjykata Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe Parlamenti, që ata thonë se është i kontrolluar nga Edi Rama.

“Në kundërshtim me kushtetutën, ligjin, si dhe në mungesë të një vendimi gjyqësor, atij i ndalohet edhe pjesëmarrja në seancat parlamentare. Masat shtrënguese ndaj tij u vendosën në fazën e hetimit, duke kryer një sërë shkeljesh të rënda të Kushtetutës, Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe kodeve të vendit, pa ngritur asnjë akuzë kundër tij dhe para se SPAK t’a merrte në pyetje mbi ndonjë shkelje të pretenduar.  Më datë 20.10.2023, GJKKO (shkalla e parë) me vendimin nr. 112 datë 20.10.2023, vendosi ndaj Sali Berishës dy masa të kufizimi të lirisë: ndalim të daljes jashtë vendit dhe detyrim paraqitje dy herë në muaj para prokurorisë. Me të njëjtin vendim u caktua dhe u ekzekutua në mënyrë brutale, transmetuar në media për hakmarrje politike, arresti me burg ndaj dhëndrit të tij, Prof. Dr. Jamarbër Malltezi. Vendimi për zotin Berisha u konfirmua nga e njëjta gjykatë, me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023”, thuhet në dokument.

Në dokument, arsyetohen edhe shkeljet procedurale të procedurave parlamentare dhe shkelje të tjera që cenojnë ushtrimin e mandatit të deputetit.

“Në kundërshtim me standardet e një procesi të rregullt ligjor, anëtarët e Këshillit Parlamentar të Partisë Socialiste për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk hezituan të shfaqnin paragjykimet e tyre publikisht përpara se të informoheshin me materialet dhe të merrnin një vendim mbi kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autorizimit për vendosjen e masave të sigurisë ndaj zotit Berisha. Miratimi i këtij vendimi politik u bë i ditur në media më datë 14.12.2023, përpara çdo diskutimi në këshillin përkatës apo seancën plenare, nga anëtari i këtij këshilli dhe kryetari i grupit 11 parlamentar të PS-së Bledar Çuçi, i cili deklaroi se Grupi i PS-së do të miratonte pa dyshim masat e kërkuara ndaj Berishës”, thuhet në analizën e avokatëve.

Kujtojmë që prej datës 30 dhjetor 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, si dhe nën urdhër ndalim komunikimi me këdo, përveç anëtarëve të familjes që jetojnë me të. Sipas avokatëve ky ndalim është në kundërshtim me kushtetutën, e cila përcakton ‘se ndalime të tilla mund të vendosen vetëm nëse janë të parashikuara në ligj, ndërkohë që legjislacioni penal nuk përmban asnjë dispozitë ligjore që parashikon një ndalim të tillë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat