Akuzohet se shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, Altin Çoku për foton intime: Ma shpërndau një shok

Shqipëria

Akuzohet se shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, Altin Çoku për foton intime: Ma shpërndau një shok

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 19:23
Altin Çoku

Altin Çoku, 39-vjeçari i cili u arrestua sot se akuzohet se ka shtyrë një të re drejt vetëvrasjes pasi i ka publikuar foto intime së bashku, ka rrëfyer pak pasi ka ndodhur ngjarja sesi janë shpërndarë imazhet.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, personazhi i Tik Tok-ut, Altin Çoku ka treguar si ia ka dërguar foton 27-vjeçarja dhe thotë se foton e ka shpërndarë një njeri me të cilin po pinte kafe me të.

“Goca huaj është ndarë nga burri dhe ka tentuar 2 herë të vrasë veten. Që tani... a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok, duke dalë duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod.

Ajo goca më ka çuar foton mua duke më thënë “Shih çfarë fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku...”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat