‘Çmendet’ 43-vjeçari në Fier, dhunon keq nënën

Shqipëria

‘Çmendet’ 43-vjeçari në Fier, dhunon keq nënën

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 43 vjeç, banues në fshatin Kashisht.

Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Kjo e fundit ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat