“Babi më ndihmo” - E bija vrau veten pas shantazheve nga Altin Çoku, i ati tregon bisedën me 27-vjeçaren

Shqipëria

“Babi më ndihmo” - E bija vrau veten pas shantazheve nga Altin Çoku, i ati tregon bisedën me 27-vjeçaren

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Babai i Sibela Abedinit ka treguar bisedat e fundit me vajzën e tij, disa ditë përpara se 27-vjeçarja t’i jepte fund jetës së saj pas shantazheve nga personazhi i TikTok, Altin Çoku.

“Kam pasur komunikim me vajën time, më ka marrë në telefon më ka thënë më sill fotokopje të pasaportës se më duhet., E pyeta se çfarë problemi ke? Kam pasur komunikim me të, por s’më ka thënë kurrë nëse i duhej gjë.

Më tha babi më ndihmo se jam ndarë nga bashkëshorti dhe se ndodhem tek mami në Kamëz. Ajo më kërkoi ndihmë.

I thashë brenda javës do të sjell paratë, do të marrësh vajzën dhe do të vish tek unë në Itali. Brenda javës do të vinte tek unë.

Kam folur në Messenger me vajzën, nuk kishte shqetësim, foli normal me mua. Më kërkoi ndihmë si baba dhe i premtova që brenda javës do e merrja në Itali”, tha AI. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat