Dhuna dhe vrasja në familje, At Nikolla Xhufka: Na mungon arsimi, fajin në shumicën e rasteve e kanë prindërit

Shqipëria

Dhuna dhe vrasja në familje, At Nikolla Xhufka: Na mungon arsimi, fajin në shumicën e rasteve e kanë prindërit

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 22:04
At Nikolla Xhufka

At Nikolla Xhufka i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se një nga arsyet se pse ka kaq shumë dhunë në familje tek ne është mungesa e arsimit.

At Nikolla Xhufka: Mendoj se ne na mungon arsimi.

Në radhë të parë fajin jo vetëm në këtë rast por në shumicën e rasteve e kanë prindërit.

Sepse prindërit nuk janë të arsimuar.

Në këtë rast prindërit nuk janë të arsimuar por janë fëmijët.

Arsimimi këtu në Shqipëri për fatin tonë të keq është zero.

Nuk ka më arsim të mirë.

Edhe mungesa e fesë në shkolla mendoj unë.

Fëmijët janë torturuar aq fort si shpirtërisht si psikologjikisht, fizikisht po e po një herë sa që kanë arritur në atë gjendje sa që arritën të vrasin babanë e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat