Arrestohet në flagrancë shoferi i ‘BMW-së’ për aksidentin në Tepelenë, ku vdiqën katër persona

Shqipëria

Arrestohet në flagrancë shoferi i ‘BMW-së’ për aksidentin në Tepelenë, ku vdiqën katër persona

Më: 18 mars 2024 Në ora: 18:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është arrestuar drejtuesi i njërës prej makinave që u përfshi në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, ku për pasojë humbën jetën 4 persona.

Policia ka bërë të ditur se i arrestuari është 46-vjeçar dhe dyshohet për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMW” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat