Një peshkarexhë me tre anëtarë ngel në mes të detit! Peshkatarët duhet të mbërrinin dje në port, por defekti në helikë bëri që…

Shqipëria

Një peshkarexhë me tre anëtarë ngel në mes të detit! Peshkatarët duhet të mbërrinin dje në port, por defekti në helikë bëri që…

Më: 4 prill 2024 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Një peshkarexhë me tre anëtare në bord ka ngelur në mes të detit, 14 milje në veri të Sazanit dhe gati 9 milje nga grykëderdhja e Vjosës.

Këta peshkatarë kanë dalë në det që dy ditë më parë dhe kthimin e kishin ditën e djeshme.

Peshkatarët kanë telefonuar për ndihmë dhe në këto momente ata po i tërheq një tjetër peshkarexhë për t’i sjell në zonën e Tri Portit.

Peshkatarët do të ankoroheshin dje në kalat, por për shkak të defektit në pjesën e helikës e cila është dëmtuar kanë qëndruar më shumë se 12 orë në det deri sa kolegët e tyre i shkuan në ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat