Molotovi rrezikoi jetën e gazetarëve dhe operatorëve në protestë, reagon AMA: Autoritetet të marrin masa të menjëhershme

Shqipëria

Molotovi rrezikoi jetën e gazetarëve dhe operatorëve në protestë, reagon AMA: Autoritetet të marrin masa të menjëhershme

Më: 28 maj 2024 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot gjatë protestës së Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës.

AMA kërkon nga autoritetet  të identifikojnë sa më parë dhe të ndjekin ligjërisht çdo akt që sulmon drejtpërdrejt apo rrezikon ekipet e medias që janë në kryerje të detyrës.

Reagim i Autoritetit të Mediave Audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, përcolli me shqetësim sot paradite (28.05.2024), incidentin para godinës së Bashkisë së Tiranës, ku siguria e grupit të reporterëve dhe kameramanëve të medias u vu në rrezik si pasojë e përdorimit të lëndëve shpërthyese (molotov).

Pasiguria në punën e medias që mbulon një protestë a demonstratë është e papranueshme, është goditje për fjalën e lirë dhe kufizim për informimin e publikut.

Autoritetet ligjzbatuese të rendit, por dhe organizatorët e protestave, duhet të marrin masa konkrete për të mbrojtur aktivitetin e reporterëve në terren, për të lënë të hapur komunikimin e tyre me publikun në mbulimin e dinamikës së ngjarjeve.

Ju kërkojmë autoriteteve, që të identifikojnë sa më parë dhe të ndjekin ligjërisht çdo akt që sulmon drejtpërdrejt apo rrezikon ekipet e medias që janë në kryerje të detyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat