Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi, Boçi drejton gishtin akuzës nga Rama: Dhunuesit dhe urdhëruesit, në çfarëdo kolltuku të jenë ulur meritojnë

Shqipëria

Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi, Boçi drejton gishtin akuzës nga Rama: Dhunuesit dhe urdhëruesit, në çfarëdo kolltuku të jenë ulur meritojnë

Më: 29 maj 2024 Në ora: 13:04
Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e paprecedentë, ku avokati Sokol Mëngjesi u dhunua nga 3 persona ende të paidentifikuar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Boçi thekson se dhunimi I Mëngjesit, avokat i ish-kryeministrit Berisha, dëshmon nervozizmin e regjimit të Ramës dhe veglave të tij.

“Dhunuesit dhe urdhëruesit, në çfarëdo kolltuku të jenë ulur meritojnë një reagim e përgjigje ekzemplare.”, thuhet në reagimin e tij.

REAGIMI I BOÇIT

Goditja me leva i avokatit Mëngjesi, dëshmon qartazi nervozizmin e regjimit të Ramës e veglave të tij, përballë rritjes së zemërimit qytetar e rritjes së forcës së opozitës, si dhe konfirmon bashkëpunimin e tij me çdo bandit të vogël apo të madh për të goditur çdo opozitë përfshi dhe atë juridike.

Avokati Mëngjesi është mbrojtës jo thjesht i Berishës, por dhe i të vërtetave të opozitës përballë një sistemi drejtësie që po dëshmohet çdo ditë si aparat politik i regjimit.

Ky akt është kumbim alarmi i gjendjes së drejtësisë dhe politikës në Shqipëri.

Dhunuesit dhe urdhëruesit, në çfarëdo kolltuku të jenë ulur meritojnë një reagim e përgjigje ekzemplare.

Kushdo që ka dashur të dërgojë ndonjë mesazh do të marrë përgjigje të shpejtë politike dhe jo vetëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat