Berisha: Atentati ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, është atentat ndaj opozitës! Kriminelët me mburojë zgjodhën qëllimisht ta godasin për vdekje para kamerave

Shqipëria

Berisha: Atentati ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, është atentat ndaj opozitës! Kriminelët me mburojë zgjodhën qëllimisht ta godasin për vdekje para kamerave

Më: 30 maj 2024 Në ora: 20:56
Sali Berisha

Lideri i opozitës Sali Berisha ka akuzuar katër kriminelët që i bënë atentat avokatit Sokol Mëngjesi, se kanë mbrojte.

Në fjalën e tij gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha theksoi se ‘kriminelët me mburojë zgjodhën qëllimisht ta godasin për vdekje para kamerave dhe qytetarëve’.

Berisha: Të dashur miq, sot është dita e dytë që profesor Sokol Mëngjesi ndodhet në gjendje kome për shkak të detyrës.

Detyrës se i çorri maskën Edi Ramës. Se i provoi shqiptarëve dhe botës se dosja e stisur bazohet në kallëzimin e rremë Rama-Balla.

Bazohet në mashtrimin e mercenarëve Dumani-Kraja-Mellonai.

Unë kam ndjekur shqetësimin e madh të opinionit publik, të botës akademike, të komunitetit të avoketërve, të analistëve, të gazetarëve të vërtetë.

Por duhet t’u them atyre që në mënyrë ose të komanduar, ose të pathelluar deklaruan se ja u dorëzua doraci.

Mjeranë, mos e shisni veten kaq lirë.

Tani unë u shtroj ju disa pyetje.

Meqenëse e bëni veten magnet për shpifjet dhe trillimet e Taulant Ballës dhe Edi Ramës, ç’nevojë kishin të zgjidhnin qendrën e Tiranës, vendin më të populluar të kryeqytetit, orën me lëvizjen më të madhe, vendin e rrethuar nga të katër anët me kamera për t’i dhënë goditjet që u shoqëruan me humbje ndjenjash, me qëllime makabre?

Po cili qenka ai bandit, përveçse ai që është në skenar, cili është ai kriminel, përveçse ai që është në mburojë, që shkon e godet për vdekje tjetrin në atentat para dhjetëra kamerave, para dhjetëra njerëzve?

Këtë e bën vetëm ai që porositet të japë mësimin se kush ngrihet kundër kryehorrave do ketë fatin e tij.

Më thoni pak ju të nderuar, të mashtruar se ata që e bëjnë me qëllim vetëm të nderuar nuk mund të jenë, si ka mundësi që 4 vetë pa maska, tre prej tyre me uniformë dhe në mes një ish-polic, po për çfarë?

Sepse profesor Sokol Mëngjesi kishte mbrojtur drejt çështjen e policit Nano, Dritan Nano dhe e kishte fituar çështjen. Po cila mendje e mbrapshtë njerëzore e çon në nivel kafshe, në nivel shtaze një njeri që me avokatin fiton çështjen dhe tani kërkon t’i marrë jetën? Kujt ia thoni ju këto? Po këtë e bën një mendje si Edi Rama e Taulant Balla që organizojnë banda për akte të tilla.

Më thoni pak, po do thoni pse u dorëzua? Edhe dorëzimi ishte pjesë e skenarit.
Ndaj edhe njëherë miq, atentati ndaj avokatit të nderuar, ndaj akademikut të shquar Sokol Mëngjesi është një sulm, është një atentat ndaj opozitës. Nga narkopushteti, nga Edi Rama, nga Taulant Balla, nga falangat e tyre të krimit.

Le t’i pyesim pak, po pse për miqësi me Dritan Nanon, tre banditë vendosën të ekspozojnë veten si banditët, si agresorë primitivë në qendër të Tiranës. Jo mo jo, kurrë.
Për Dritanin ata nuk shkonin as në kafene. Dritani ka qenë pjesë e skenarit. Për Dritanin ata nuk çanin kokën. Dhe tani na thoni se kemi edhe regjistrime.

Sigurisht që keni regjistrime se jeni vetë skenaristë. Dhe skenarit nuk i mungojnë regjistrimet. Me këtë rast, miqtë e mi, së fundmi u them këtyre magneteve të shpifjeve dhe trillimeve të Edi Ramës, është turp t’i besoni kaq lehtë.

Ku ndodh të goditet avokati i kryetarit të partisë kryesore opozitare? Kjo ndodh në Iran, kjo ndodh në Moskë, kjo ndodh në Mianmar, kjo ndodh në diktaturë. Po në cilin vend ka ndodhur kjo, na thoni pak ju?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat