“Mos u afro se mos ka ndonjë sëmundje” - Majmuni sjell vërdallë policinë dhe punonjësit e qendrës së të moshuarve!

Shqipëria

“Mos u afro se mos ka ndonjë sëmundje” - Majmuni sjell vërdallë policinë dhe punonjësit e qendrës së të moshuarve!

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 10:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Një majmun, i cili prej ditësh lëvizte i lirë në rrugët e Tiranës ka përfunduar në një qendër të moshuarish, duke shkaktuar frikë dhe panik.

Ky institucion sapo ka konstatuar kafshën ka njoftuar mënjeherë policinë, e cila ka mbërritur, por ka deklaruar se duhet të vijë policia bashkiake për ta larguar. Ndërsa kjo e fundit është shprehur se “nuk janë kopsht zoologjik”.

Duket se kjo kafshë po sjell vërdallë disa institucione, të cilat nuk po e kapin dot për ta larguar dhe për ta dërguar në një qendër të mbrojtjes së kafshëve apo në kopshtin zoologjik.

Në këto pamje, dëgjohen punonjësit e policisë dhe të qendrës së të moshuarve të komunikojnë me majmunin, për të kapur atë.

“Mos u afro se mos ka ndonjë sëmundje” dëgjohet të thotë një person në video.

Ndërkohë drejtoresha e qendrës së të moshuarve ka thënë për News24 se “ndjehemi të kërcënuar pasi kam në qendër 20 të moshuar dhe nuk po më zgjidhet problemi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat