PD zyrtarisht në duart e Berishës/ Kaso: Flamuri u kthye në shtëpi, Sefa: S’ka më vlerë vazhdimi i betejës!

Shqipëria

PD zyrtarisht në duart e Berishës/ Kaso: Flamuri u kthye në shtëpi, Sefa: S’ka më vlerë vazhdimi i betejës!

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 21:29
Ivi Kaso

Përfaqësuesi ligjor i palës së Sali Berishës, Ivi Kaso dhe përfaqësuesi ligjor i palës së Lulzim Bashës, Indrit Sefa, komentuan live në “Top Story” vendimin e Apelit që I kthen vulën dhe logon e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Berisha.

Ivi Kaso: Do ta quaja rikthim të pjesshëm në normalitet, ky duhet të ishte normaliteti që në fund të vitit 2021. E pjesshme, sepse lideri është i burgosur në shtëpi, pa i ngritur ende një akuzë.

Kjo ka ndikuar dy procese zgjedhore, që pa dyshim treguan se ku qëndronte vërtet flamuri i PD-së që sot u kthye në shtëpi.

Indrit Sefa: Tejzagjtja e këtij porcesi gjyqësor ndikonte te demokratët, ishte lodhje e tejskajshme. Ne e kemi kërkuar gjithmonë një zgjidhje. Kemi kërkuar që të gjitha palët të respektojnë vendimin e gjykatës. Ne e marrim të mirëqenë që sot PD është ajo që u vendos. Mendoj se kjo betejë ka zgjatur dhe nuk besoj se do të ishte në të mirë të demokratëve, vazhdimi i betejës. Ne jemi ndarë në çështje vizioni, jo vule. Unë personalisht, nuk kam të njëjtin vizion si Sali Berisha. Është një parti që drejtohet në mënyrë vertikale, pa vizion, nuk ka ide, nuk ka shpresë. Po nuk u reformove vetë, nuk ke çfarë pretendon nga qytetarët shqiptarë.

Në opinionin tim ligjor, jam i zhgënjyer. Mendoj se gjykata pati një nxitim për të dhënë një vendim. Ishin 56 faqe, gjykata u tërhoq për vendim për 48 min. megjithatë, nuk jam mësuar të komentoj vendimin e gjykatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat