Shkolla verore ‘Luarasi’ përfundon me sukses/ Fokusi i Universitetit: Progresi dhe hapat drejt integrimit në BE

Shqipëria

Shkolla verore ‘Luarasi’ përfundon me sukses/ Fokusi i Universitetit: Progresi dhe hapat drejt integrimit në BE

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 18:21
Shkolla verore ‘Luarasi’

Vera për studentët e Universiteti “Luarasi” është një kohë për të shtuar dijet e tyre. Krahas programit të rregullt mësimor, shkollat verore që zhvillohen, janë një mundësi e mirë që ata të zgjerojnë bagazhin.

Këtë të mërkurë u shpërndanë certifikatat e shkollës verore “Progresi dhe hapat drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”

Zëvendësrektorja e Universitetit Luarasi Ani Dasho, thotë se kjo shkollë verore, hap një tjetër dritare për studentët, dhe I përgatit ata për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndërsa dekani i fakultetit të Ekonimisë, professor Leontjev Çuçi, shpjegon çështjet kryesore që u trajtuan në këtë shkollë verore.

Ky projekt ka një kohëzgjatje 3 vjeçare, dhe për profesor Çuçin, është fillimi I ndërkombëtarizimit të Universitetit Luarasi

Qëllimi kryesor i shkollës verore dhe projektit Jean Monet, është që të krijojë ekspertë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, që di të ndjekin hap pas hapi plotësimin e të gjithë kapitujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat