Divjakën e punojnë indianët/ Punësohen në fermat bujqësore me paga që shkojnë deri në 1 mijë euro

Shqipëria

Divjakën e punojnë indianët/ Punësohen në fermat bujqësore me paga që shkojnë deri në 1 mijë euro

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 15:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Mungesa e fuqisë punëtore dhe nevojat e larta për punëtorë në sektorin e bujqësisë ka bërë që shumë nga ta që kanë investuar në bujqësi ti kthejnë sytë nga tregu i huaj.

Kjo po ndodh në zonën më të madhe bujqësore në vend atë të Divjakës.

Një nga investitorët në këtë zonë prej disa muajsh ka punësuar 6 punëtorë të ardhur nga India. Ataulla Laskar tregon se jeta në Shqipëri është më e mire pasi ka kulturë europiane.

“Kemi ardhur 6 veta këtu dhe jemi të kënaqur si me punën ashtu me punëdhënësin .Nuk është punë e rëndë. Mendoj të rri me shumë në Shqipëri dhe pse jo të marr dhe familjen këtu. Pagesa është e kënaqshme, marr deri në 1 mijë euro”, tha Ataulla Laskar.

Banorët vendas ankohen për largimin e të rinjve, të cilët nuk preferojnë të punojnë në tokat e tyre por zgjedhin të punojnë jashtë.

Banorët thonë se nëse ritmi i largimit të rinise nga vendi i tyre nuk do të ndalet shumë shpejt kjo zonë do të popullohet nga të huajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat